Gjithë dashnorët e natës
Autorja bestseller e “Gjinj dhe vezë” dhe “Qiell”, Mieko Kawakami, i fton lexuesit të kthehen në botën e saj të trillimit që mund ta njohësh menjëherë me këtë roman të ri të jashtëzakonshëm dhe na tregon sërish se pse është një prej romancerieve të sotshme më të talentuara, më të thella e më të pakategorizueshme.
1000 L
Fujuko Irie është korrektore e jashtme në mes të të tridhjetave të saj. Punon dhe jeton vetëm në një qytet ku nuk është e lehtë të krijosh marrëdhënie të reja, ka pak kontakt me njerëz të tjerë përveç redaktores së saj, Hixhirit, një grua në të njëjtën moshë, por me një natyrë tjetër. Kur një ditë Fujuko ndalon në një rrugë në Tokio dhe vëren reflektimin e vetes në xhamin e një vitrine, ajo sheh një grua të zbehtë, të ngathët, pa shpirt, të cilës i ka munguar forca për të ndryshuar jetën e saj dhe vendos të bëjë diçka për këtë.
Megjithatë, teksa ndodh ky ndryshim i vonuar, dalin në sipërfaqe episode të dhembshme nga e kaluara e Fujukos dhe sjellja e saj rrëshqet gjithnjë e më shumë përtej zbehjes. Gjithë dashnorët e natës është i mprehtë dhe i thellë, argëtues dhe tërheqës; do t’i bëjë lexuesit të qeshin dhe do t’i bëjë të qajnë, por gjithashtu do t’u kujtojë, ashtu siç të kujtojnë vetëm librat e mirë, se ndonjëherë dhembja ia vlen.
“Romani i Kawakami-t është i sinqertë, pa kompromis në vlerësimin e dëmit që gratë i shkaktojnë njëra-tjetrës, pa humbur nga sytë strukturat e përgjithshme që i detyrojnë ato ta bëjnë këtë gjë, në radhë të parë. I përmbledhur dhe i zhdërvjellët, është një vepër jashtëzakonisht inteligjente”.
— Jo Hamya, The New York Times Book Review
“Autorja na mahnit me eksplorimin e saj të emocioneve… Një portret gjallërues dhe fuqizues. Është fitues”.
— Publishers Weekly
“Kawakami ka krijuar një ekzaminim të pasur dhe të rëndësishëm të mënyrave të ndryshme që gratë zgjedhin të jetojnë jetën e tyre dhe fitimet e humbjet që vijnë me zgjedhjet që kanë bërë. Kawakami shkruan me ndjeshmëritë e buta dhe të mprehta të një poeti… Një vepër mjeshtërore e paharrueshme”.
— Kirkus Reviews
“I sinqertë dhe i mprehtë, romani i fundit i Kawakami-t është një portal tjetër brilant në jetën e grave të reja”.
— Booklist
“Kawakami – autorja e titujve Gjinj dhe vezë dhe Qiell – ka krijuar një tjetër roman atmosferik, jashtëzakonisht të bukur”.
— TIME Magazine
Përkthyesi: | Andreas Dushi |
---|---|
Nr. i faqeve: | 240 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Të rritësh njerëz të mirë
1200 L -
Ende gjallë
1200 L -
I pandalshëm
1200 L -
Lajla
1200 L -
Seksi i tretë
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.