Vetëbesimi dhe ese të zgjedhura
nga Ralph Waldo Emerson
1000 L
“E gjej veten aq afër Emerson-it sa mëdyshem ta lavdëroj, sepse kam frikë se lavdëroj veten”.
– Friedrich Nietzsche
Gjatë gati gjysmë shekulli që nga shfaqja në skenën amerikane si një zë origjinal i besimit kombëtar në individualizëm, optimizëm, natyrë dhe reforma sociale, fjalët e Ralph Waldo Emerson-it (1803-1882) nxitën bashkatdhetarët e tij të aspironin për një nivel ideal të mendimit njerëzor dhe aftësi veprimi të paimagji- nueshme për brezat e mëparshëm të amerikanëve. Emerson mbajti gjatë jetës së tij rreth një mijë e pesëqind leksione publike për filozofinë, jetën amerikane, historinë letrare, natyrën dhe kulturën, si dhe shkroi një mori esesh mbi tema të ndryshme, si vetëbesimi, miqësia, dashuria, politika, karakteri, fuqia, pasuria, pjesë e kësaj përmbledhjeje me shkrime të zgjedhura.
Vetëbesimi (1841) përbën një nga tekstet themelore jo vetëm të vendit të tij, por të historisë dhe kulturës në përgjithësi. Besimtar i patundur te jokon- formizmi, Emerson kremton individin dhe thekson vlerën e dëgjimit të zërit të brendshëm unik te secili prej nesh, edhe kur ai sfidon pritshmëritë e shoqërisë.
Ky vëllim përmban edhe ligjëratën e famshme të mbajtur në Kembrixh, Dijetari amerikan (1837), një thirrje për një brez të ri studiuesish që të shkë- puten nga varësia e tyre nga imitimi i modeleve klasike dhe europiane në artin dhe mendimin e tyre. Oliver Wendell Holmes, i cili ishte i pranishëm, e quajti “fjalim madhështor” dhe “deklarata intelektuale e pavarësisë”.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Granit Zela |
Viti: | 2024 |
Libra të ngjashëm
-
Midis krimeve dhe mirazheve
1500 L -
Mëngjeset në Kafe Rostand
1000 L -
Dantja i pashmangshëm
500 L -
Katër përkthyesit
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.