Të rritesh me Zonjën Bovari dhe Kuranin, Bodlerin dhe Naguib Mahfouzin, Henri Milerin dhe Khalil Gibran-in… Është një fëmijëri algjeriane e një kohe tjetër që përshkon, deri në vitet ‘70, romanin e bukur të Amin Zaoui-së, Gosti gënjeshtrash. Shkrimtari algjerian dëshiron të shohë rininë e vendit të tij, të përfitojë nga hapja e letërsisë në gjithë botën… Heroit të ri të romanit librat i falin po aq emocione sa seksualiteti, që e ka të parakohshëm dhe të veçantë. Pse xhanëm më pëlqen kaq shumë të bëj dashuri me gratë që janë shumë më të mëdha se unë në moshë? Ai kallëzon si i hapen sytë, mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtyhet. Në Algjerinë e viteve ’60, ai kalon nga krahët e tezes në shalët e gruas së mësuesit, nga vejusha e përvëluar te gjinjtë e murgeshës… Në një klimë puçesh ushtarake dhe intrigash politike, ai vazhdon mes vrullit kaotik të dëshirës, vetëkënaqësisë, grave dhe seksit, duke u përpjekur më kot të asgjësojë unin e vet seksual… Megjithatë, një ditë ai detyrohet të zgjedhë. Luftë, intolerancë dhe fanatizëm islamik përvijohen në horizont.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Mirela Kumbaro |
Libra të ngjashëm
-
Dëshmitarja e fundit
1300 L1170 L -
Amelia, vajza që nuk do të ekzistonte
1300 L1170 L -
Historia e vajzës së humbur
1200 L1080 L -
Balada e Akilit
1300 L1170 L -
Ne të gjallët
1200 L1080 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.