Harrim në katër sy

nga Alisa Velaj

Fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë 2019

800 L

Categories: , SKU: 9789928391605Tags: ,

Alisa Velaj është lindur në Vlorë më 6 nëntor 1982. Është poete dhe studiuese e letërsisë. Vëllimi më përfaqësues në lëminë e poezisë është antologjia poetike “Këngë e verdhë zogu në mesnatë” (Onufri, 2021). “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” është vlerësuar nga Ministria e Kulturës si vëllimi më i mirë poetik i vitit 2019. Në vitin 2014, ka hyrë në listën e shkurtër të çmimit prestigjioz “Erbacce Prize Poetry Award” në Mbretërinë e Bashkuar. Në fushën e studimeve letrare, ka botuar librat “Fatos Arapi dhe nostalgjia për absoluten”, “Sadik Bejko dhe poezia si shenjë e ringjalljes”, “Prirje të ekzistencializmit në letërsinë bashkëkohore shqipe” dhe “Lexime për katër autorë bashkëkohorë” (Kadare, Kacalidha, Hav dhe Leandoer). Ka në dorëshkrim vëllimin me poezi “Tokë me farëra luledielli”. Si poete është gjerësisht e botuar në gjuhën angleze. Libri me poezi “With no sweat at all” u botua në 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga shtëpia botuese “Carvena Barva Press”. Mban titullin shkencor “Doktor i Shkencave Filologjike”.

Libra të ngjashëm