Histori e Masakrës së Nankinit

nga Zhang Xianwen, Zhang Lianhong, Wang Weixing

1,250 L

Categories: SKU: 9928366191

Historia e Masakrës së Nankinit njihet si një nga faqet më të errëta në historinë botërore të shekullit XX. Sidoqoftë, për arsye të ndryshme, kjo tragjedi historike mbeti relativisht e panjohur për publikun e gjerë në Perëndim deri më 1997, kur u botua libri popullor i Iris Chang-ut, Përdhunimi i Nankinit: Holokausti i harruar i Luftës së Dytë Botërore. Qysh atëherë, kjo temë ka tërhequr më shumë vëmendje. Njëkohësisht, mohimi i vazhdueshëm i Masakrës nga studiuesit dhe politikanët japonezë të së djathtës, e bën këtë çështje jo thjesht një ngjarje historike, por edhe pjesë të diskursit politik, sidomos në shtetet e Azisë Lindore.
Libri Histori e Masakrës së Nankinit është një vepër e rëndësishme, që meriton vëmendje. Është rrëfimi i parë gjithëpërfshirës i Masakrës, i shkruar nga një grup studiuesish kinezë nga Nankini. Nga rënia e qytetit, mizoritë, përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar refugjatët e deri te gjyqet e kriminelëve të luftës, libri ofron një histori të plotë të masakrës nga këndvështrimi kinez, japonez e perëndimor.
Libri bazohet në mënyrë të konsiderueshme në një përmbledhje burimesh të sapobotuar. Në fillim të vitit 2000, profesor Zhang Xianweni i Universitetit të Nankinit, së bashku me studiues në 20 universitete dhe institucione të kërkimit shkencor në Kinë dhe jashtë saj, udhëhoqi një ekip në mbledhjen e të gjitha burimeve historike rreth Masakrës së Nankinit në mbarë botën, përfshirë dokumente qeveritare të arkivuara, artikuj gazetash, kujtime vetjake të të mbijetuarve e pjesëmarrësve dhe shumë burime të tjera që lidhen me ngjarjen. Kjo përpjekje e jashtëzakonshme çoi në botimin e 72 vëllimeve histori – gati 40 milionë karaktere kineze – që tani përbëjnë përmbledhjen më gjithëpërfshirëse rreth kësaj çështjeje. Përmbledhja është një kontribut mjaft i madh në studimin e Masakrës së Nankinit në veçanti, por gjithashtu ofron njohuri të mëtejshme për mizoritë e luftës dhe gjenocidin në përgjithësi.

Viti:

2022

Faqe:

464

Botues:

Përkthyes:

Iljaz Spahiu

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Histori e Masakrës së Nankinit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm