Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse si këto kopshte të “Trianonit” të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur. Dhe kjo mund të lidhet me bukurinë e një vendi… por unë nuk njoh tjetër vend që të ketë një atmosferë kaq të hirshme në kuptimin e plotë të fjalës, kaq të gëzueshme dhe delikate sa Apolonia… Hiret e saj qëndrojnë në ato pjerrësi të ëmbla, që nga njëra anë zbresin e shuhen në fushat “elizeane” dhe nga ana tjetër qarkojnë luginën e vogël, në fund të së cilës një vijë uji gjarpëron midis shelgjeve dhe dushqeve, apo që duken tutje në thellësi të maleve ku pleksen majat e tyre ajrore me pamjen që shtrihet deri në det, ku tutje ngrihet ishulli i Sazanit, me po aq hire sa dhe Venusi kur del nga vala e detit në atmosferën me avuj, duke i dhënë gjithçkaje një larushi dhe konture të harmonishme.
Viti: | 2012 |
---|---|
Faqe: | 152 |
Botues: | |
Përkthyes: | Luan Rama |
Libra të ngjashëm
-
Homo Deus: Një histori e shkurtër e së nesërmes
2000 L1700 L -
Shqipëria. Ngritja e një mbretërie
1250 L1063 L -
Të Drejtët
1500 L1275 L -
55 ditë
2500 L2125 L