Nga autorja e librit bestseller prej miliona kopjesh, “Njerëz normalë”, vjen një histori tejet prekëse për zinë, dashurinë dhe familjen.
Përveç faktit se janë vëllezër, Piteri dhe Ivan Kubeku duken se kanë pak të përbashkëta.
Piteri është avokat në Dublin, në të tridhjetat e tij – i suksesshëm, i aftë dhe me sa duket, i pacenueshëm. Por, pas vdekjes së të atit, ai po merr ilaçe për të fjetur dhe po përpiqet të menaxhojë marrëdhëniet e tij me dy gra të ndryshme: dashurinë e tij të parë, Silvian dhe Naomin, një studente universiteti, për të cilën jeta është një shaka e gjatë.
Ivani është një njëzetedyvjeçar që konkurron në lojërat e shahut. E ka parë gjithnjë veten si njeri të tërhequr në marrëdhëniet shoqërore, vetmitar, antiteza e vëllait të tij të shkathët. Tani, në javët e para të zisë, Ivani njihet me Margaretin, një grua më e madhe në moshë që po del nga e shkuara e vet e trazuar dhe jetët e tyre ndërthuren shpejt e intensivisht.
Për dy vëllezër në zi dhe njerëzit që ata dashurojnë, ky është një interlud i ri – një periudhë dëshire, dëshpërimi dhe mundësie – një shans për të zbuluar se sa mund të mbajë jeta brenda vetes, pa u thyer.
“Intermexo” është i përsosur – vërtet i mrekullueshëm – një libër i butë e me humor, që nuk e heq dot nga dora, për çekuilibrat që sjell zija dhe trajtimin më të pasur deri tani të Rooney-t ndaj ngatërresave të tjera romantike. A ka një romanciere më të mirë që shkruan sot për sot?
Anthony Cummins ― Observer
Libri i saj më i arrirë dhe më prekës deri tani. Në faqet e fundit, sytë e mi ishin të kuq e të ënjtur. E lexova në një gjendje magjepsjeje.
Johanna Thomas-Corr ― Sunday Times
Rooney ka shpalosur aftësitë e saj të plota letrare. Ndjeva se përgjatë kohës që kalova duke lexuar “Intermexon” kisha shkuar shumë më thellë në botë. Këtë ta bën letërsia sublime.
Jo Hamya – Independent
Nëse ekziston një roman i përsosur i Sally Rooney-t, mund të jetë ky. Romani i saj më i mirë deri tani.
― Evening Standard
Libri më i mirë i Rooney-t deri tani. Një lexim i ndërlikuar, i errët dhe filozofik. Është një mrekulli.
― iNews
Duke lexuar përshkrimet e saj depërtuese të pasionit, zemërthyerjes, të dehurit apo zemërimit, ndalon dhe pyet veten: nga e dinte ajo këtë?
― The Economist
Një vështrim marramendës intim ndaj dashurisë dhe dëshirës në format e saj kaq të ndryshme, teksa Rooney zhytet më thellë në personazhet e saj për të zbuluar se ç’kanë vërtet në zemër.
― Red
“Intermexo” është diçka e rrallë: një roman thellësisht serioz dhe me ambicie intelektuale, që është gjithashtu një hit popullor. I qendërzuar mbi dy vëllezër në zi – Piteri, një avokat të drejtash njerëzore dhe Ivani, një gjeni shahu – dhe gratë në orbitën e tyre, romani i katërt i Rooney-t eksploron tensionin thuajse të përhershëm mes vetes sonë private e publike, me një briliancë të mprehtë.
― Financial Times
Viti: | 2025 |
---|---|
Faqe: | 468 |
ISBN: | 9789928824721 |
Përkthyes: | Durim Taçi |
Libra të ngjashëm
-
Gjithçka perfekte tek ti
1200 L -
Kutia e Agatha Christie-t
1000 L -
9 nëntori
1200 L -
Meditime
800 L -
Siddharta
700 L