Personazhi kryesor, një studente e komunitetit shvab gjatë regjimit të Çausheskut në Rumani, tronditet nga vetëvrasja e Lolës, njërës prej shoqeve të saj të dhomës. Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkoje përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t`u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta.
Absurditeti i jetës në diktaturë dhe qëndrimi i paepur disident ecin krah për krah në këtë roman, i cilësuar si kryevepra e nobelistes Herta Müller.
| Viti: | 2019 |
|---|---|
| Faqe: | 212 |
| Përkthyes: | Anna Kove |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gjiganti i fjetur
1000 L -
Udhëtim në Europën Lindore
1000 L









