Kënga e sprasme e Balës është një vepër e bukur, që i ka të rralla shoqet në letërsinë shqipe. Subjekti i saj i shtjelluar me një mjeshtëri prej artisti, gjuha e bukur dhe stili i rrjedhshëm e bëjnë atë të zërë vend midis veprave më të bukura të letërsisë sonë. Veprës ia shtojnë edhe më tepër bukurinë mjetet e shumta letrare, si krahasimet, kontrastet, epitetet, hiperbolat etj, në përdorimin e të cilave ai ka qenë mjeshtër i rrallë. Vepra ka edhe mjaft përshkrime të bukura. Vepra e Darës nuk shquhet vetëm për bukuritë e saj të rralla artistike, por edhe për ndjenjat e larta atdhetare, që e përshkojnë fund e krye. Në këtë vepër brendia me formën janë në harmoni të plotë e këtu qëndron edhe vlera e madhe e saj. Me këtë vepër poeti i talentuar Gavril Dara (i Riu) i siguroi vetes një vend nderi në historinë e letërsisë shqipe, duke u ngritur në radhët e poetëve të mëdhenj atdhetarë, si De Rada, Naimi, Çajupi, Skiroi, Fishta etj.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Përballë pasqyrës së një gruaje
900 L765 L -
Kur këndonin gjelat e tretë
900 L765 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L425 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L1020 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L765 L