“Në të 11 ligjëratat shoqëruar me poezi, Autori ndalet në mënyrë të veçantë në kryeprofecinë e ardhjes së Shelbuesit, Jezu Krishtit që arrin një përsosmëri stilistike në poezinë e Ligjëratës VI, të Sibilës së Eritresë (Sibilës së Kosovës).
Në këtë poezi më të gjatën e Shkallës (Kreut) IV dhe më të stilizuarën, me 29 vargje 11 rrokëshe, forma artistike përmes leximit vertikal të nistoreve të vargjeve, dekriptohet duke u vënë në funksion të adhurimit mistik emri i shelbuesit, Jezu Krishtit.
Poezia është një përkthim i reduktuar me dy vargje (29) i 31 vargjeve origjinale shkruar në latinisht, në monokolonë dhe varg të zgjidhur. Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të “Jesusit” të ngjitur nga toka në qiell.
| Viti: | 2023 |
|---|---|
| Faqe: | 58 |
| Përkthyes: | |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Poezi
700 L490 L -
Vargmale nën dhé
1000 L700 L -
Ballo me maska në park
1000 L700 L -
Kur gjithë uji i botës shndërrohet në lot
800 L560 L -
Ca pika shiu ranë mbi qelq
700 L490 L









