Janka, një vajzë e re në ndjekje të lirisë dhe në kërkim të vetërealizimit, vendos të bëhet aktore. Puna në skenë na jep idenë se ëndrra e saj është realizuar, por realiteti ka pak lidhje me pritshmëritë. Pagesa që merr, nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Roli i madh që i ishte premtuar, i hiqet. Si rezultat i dështimeve, ajo arrin një pikë kritike: e sëmurë, e vetmuar, e lodhur nga lufta për mbijetesë, e privuar nga shpresa për një ndryshim të fatit, ajo përpiqet t’i japë fund jetës. Komediania është një ndër veprat më të rëndësishme të Reymont-it, krahas romaneve Toka e premtuar dhe Fshatarët.
Wadysaw Reymont, i cili vjen për herë të parë në shqip, është një nga shkrimtarët polakë më në zë. Në vitin 1924 u nderua me çmimin Nobel për Letërsi, i përzgjedhur mes shkrimtarëve: Thomas Mann, George Bernard Shaw dhe Thomas Hardy.
Viti: | 2021 |
---|---|
Faqe: | 448 |
Përkthyes: | Edlira Lloha |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vjeshta e Patriarkut
2000 L -
Klara dhe dielli
1000 L -
Demian
1400 L