Dy vëllezër dhe një grua. Zhili, më i madhi, gazetar, i vogli, Fabieni, yll kinemaje. Ata takohen çdo të diel në shtëpinë e nënës së tyre. Gjatë darkës së Krishtlindjes, aktori i paraqet familjes të zgjedhurën e zemrës: Anabelën, pas së cilës Zhili marroset. Përse marroset? Për t’i marrë diçka të vëllait, i cili me sukseset e tij i ka vjedhur të drejtën e më të madhit? Për të qenë më në fund, për të parën herë në jetë, i parapëlqyeri nga të dy? Për të zhbiruar karakterin e Anabelës, beqare, me sjellje të trazuara dhe plot befasi? Romani Kunata na fut në një botë personazhesh tërheqëse, të këndshme dhe të paparashikueshme, mes të cilave do të shpërthejë një dramë e tmerrshme. Një libër magjepsës!
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Dieta e pasionit
1200 L1020 L -
Sekreti i Krishtlindjes
1200 L1020 L -
Ana Eliot (Persuasion)
1400 L1190 L -
Fillon me ne
1300 L1105 L -
9 nëntori
1200 L1020 L