Si një nga dhjetë librat më me influencë të dekadës së fundit në Kinë, ky roman i vlerësuar ndërkombëta- risht, shkruar nga një prej shkrimtarëve më të mirë bashkëkohorë të Kinës, paraqet një portret të guxim- shëm të jetës nën kryetarin Mao.
Xu Sanguan, një shtytës karroce në një fabrikë mëndafshi, shton të ardhurat e pamjaftueshme duke shkuar rregullisht të shesë gjak. Vajtjet i bëhen tmerrësisht të shpeshta, teksa orvatet të mbajë gruan dhe tre djemtë e tij në kulmin e Revolucionit Kulturor. Ai shkatërrohet kur zbulon se djali i preferuar në fakt ishte pjellë e një marrëdhënieje të fshehtë midis gruas së tij dhe një fqinji, provon çnderimin më të madh, kurse gruaja e tij qortohet publikisht si një prostitutë. Megjithëse varfëria dhe tradhtitë e regjimit Mao e kanë shteruar, Xu Sanguan në fund gjen forcë në lidhjet e gjakut me familjen e tij. Me një intensitet të rrallë emocional, përshkrime të gjalla që të mbajnë mbërthyer dhe dhembshuri të qartë, Yu Hua na jep një panoramë të jashtëzakonshme të jetës njerëzore në rrethanat e vështira të ditëve të një njeriu.
Viti i botimit: | 2024 |
---|---|
Nr. i faqeve: | 280 |
Kopertina: | E butë |
Përkthyes: | Iljaz Spahiu |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gënjeshtra (Twisted #4)
1600 L -
Gjithçka kërkon shpëtim
1200 L -
Fourth wing – Krahu i katërt
1600 L -
Supertruri
1400 L -
Seksi i tretë
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.