Kush e ka lexuar librin Aventurat e Lenës dhe Trilit, mezi pret të dëgjojë për këto dy personazhe kaq simpatike, për miqësinë e tyre, për aventurat në det, për varkën që ndërtojnë dhe sidomos për një vajzë nga Holanda, e sapoardhur në shkollën e tyre. Trili dhe Lena tashmë janë më të rritur, por ata sërish nuk rrinë një ditë rehat, çdo ditë aventura – që shpesh kthehen në telashe – duke përfshirë fundosjen e dy trapeve lundruese që ndërtojnë, ngritjen e flamurit në gjysmë shtize, ndjekjen e kursit të muzikës, që e urrejnë të dy. Por nuk mbaron me kaq. Ardhja e trajnerit të ri për skuadrën e futbollit e vë në dyshim karrierën prej portieri të Lenës 12-vjeçare. Ndërkaq, Trili po mendon se si t’i bëjë përshtypje Birgitës së bukur… Ndërsa shokët e ngushtë përballen me emocionet e reja, një gjë është e sigurt: ata nuk dorëzohen, jo, derisa Lena është aty! Në këtë roman të dytë të serisë, që mund të lexohet edhe më vete, autorja e mirënjohur, Maria Parr, kthehet në Gjirin Matildvik me një histori për Lenën, detin dhe Trilin. Mosha e leximit: nga 9 vjeç.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Histori përpara gjumit për vajza rebele 1
2000 L1700 L -
Shpëtimi i Amalit
1000 L850 L -
Uma dhe përgjigja e të gjitha pyetjeve
1200 L1020 L -
Gjergji & Ana dhe çelësi i fshehtë i gjithësisë
1200 L1020 L -
Princi i vogël
700 L595 L