Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me ngjarje që kanë ndodhur në atë vit.
Gjithashtu, shumë besojnë se u krijua për t’u interpretuar përpara mbretit Xhejms I, i cili kishte interes të madh për magjinë. Ka mundësi që pjesa të ketë qenë një nga zbavitjet e oborrit për mbretin Kristian IV të Danimarkës, gjatë vizitës së tij në Londër, në vitin 1606.
Për më tepër, studiuesit sugjerojnë që Shekspiri mund ta ketë shkruar Makbethin për të përlëvduar paraardhësit e mbretit Xhejms, duke e krahasuar atë, përmes Bankos historik, me mbretin e parë skocez, Keneth MacAlpin. Burimi kryesor letrar për Makbethin është libri Kronikat e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës (1577), e Rafael Holinshedit. Sidoqoftë, Shekspiri nuk i qëndroi shumë besnik këtij burimi, duke adaptuar ngjarje të ndryshme historike, për të rritur efektin dramatik të tragjedisë së tij.
Rregullat klasike të tragjedisë gjithashtu kërkojnë që shkatërrimi i heroit të ngjallë mëshirë dhe frikë tek publiku. Disa kritikë pohojnë se, meqë veprimet e Makbethit gjatë pjesës janë vazhdimisht të liga, në fund ai merr atë që meriton, dhe, për këtë arsye, rënia e tij nuk është katastrofike në kuptimin tragjik. Komentues të tjerë argumentojnë se, megjithëse Makbethi përqafon të ligën, ndjenja e tij e fajit, e kombinuar me pushtetin detyrues të magjistricave dhe gruas së tij, shkakton mëshirë dhe frikë te lexuesit e spektatorët, një ndjenjë kjo e indentifikuar në tragjedinë klasike si katarsis.
Përkthyes: | Fan S. Noli |
---|---|
Nr. i faqeve: | 160 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Iliada
1500 L -
Vepra e plotë e Eskilit
2000 L -
Rrethimi i Shkodrës
2500 L -
Rubairat
500 L -
Odiseja
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.