“Kangët e të lartit Lukrec do të sosen
vetëm atë ditë që do soset bota”.
Ovidi
Mbi jetën e Lukrecit nuk dimë asgjë me siguri. Thonë se u lind ndërmjet viteve 99 dhe 95 para erës së re (e.r.); nuk dihet me saktësi as vendlindja e tij, as se ç’mësime bëri; nuk dihet a shkoi edhe ky në Greqi, si shumë romakë të tjerë, për të plotësuar kulturën e vet. Me sa thuhet, vdiq në vitin 55 para e.r.
Lukreci jetoi në një nga periudhat më tragjike që ka kaluar Roma. Ende nuk ishin mbyllur plagët e mëdha që shkaktoi lufta civile. Pastaj me ardhjen e Marit dhe të Silës filluan grindjet, tradhtitë, hakmarrjet, gjaku shkoi rrëke. Në fund u shtua edhe komploti i Katilinës. Në të gjithë këtë stuhi ngjarjesh tragjike binin me mijëra e mijëra viktima. Tokat ishin shkretuar e braktisur, bujqësia ishte lënë mbas dore. I gjithë ky mjerim e shkatërrim gjen jehonë të fortë në zemrën e pikëlluar të Lukrecit, i cili kërkon të mbretërojë paqja në botë. Në invokacionin, drejtuar hyjneshës Venus, ndër sa të tjera thotë:
Pra aq ma tepër kësaj vepre time
jepi një shije të mos njohë mbarim;
shueje njëheri, o hyjneshë e dashun,
këtë lakmi mizore të vllavrasjes,
që ka shpërthye gjithkund për tokë e det,
se vetëm ti mundesh me i sjellë njerëzimit
paqë e gëzime.
Përkthyes: | Henrik Lacaj |
---|---|
Nr. i faqeve: | 176 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Don Kishoti I
1200 L -
Rubairat
500 L -
Lumturia martesore
700 L -
Don Kishoti II
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.