Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera

nga Janneke Schotveld

800 L

Categories: SKU: 9789928366733

Ky libër përmban pesëmbëdhjetë përralla moderne nga autorja e njohur holandeze Janneke Schotveld. Përrallat flasin për Ukën, i cili është i vogël në shtat, por mjaft i guximshëm për të hyrë në pyllin ku jeton një gjigant i rrezikshëm mburracak; për kalorësen trime që “mpreh shpatën, ngjesh armaturën dhe i hipën biçikletës” që të çlirojë princin e ëndrrave nga kështjella ku e “ruajnë” prindërit; për shtrigën shtatëvjeçare Hetjen, që merr si dhuratë për ditëlindje një fshesë, por nuk guxon të fluturojë me të; për princeshën Lupinë, që duhet të zgjedhë burrin midis shtatëqind princave, por nuk i pëlqen askush dhe nuk i bën zemra “tak”; për mbretin të cilit i pëlqejnë shumë këmbët e bretkosës – derisa, një ditë prej ditësh kthehet edhe vetë në një bretkosë. Dy nga përrallat më të bukura të këtij libri, “Shkronjangrënësi” dhe “Peshkatari i molave të letrës”, ku Schotveldi shfaqet si një tregimtare e pazakontë, sipas kritikëve, shumë shpejt do të konsiderohen Letërsi & fiksion > Klasikëe. Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera është një përmbledhje përrallash prekëse, por edhe plot humor, që nuk u ngjajnë gjithmonë përrallave tradicionale. Çdo përrallë ka piktorin e vet, emra të shquar në botën e ilustrimeve, si: Martijn van der Linden, Thé Tjong-Khing, Linde Faas, Milja Praagman dhe Annet Schaap, një zgjedhje që e bën librin me të vërtetë tërheqës.

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm