Dora d`Istria me emrin e vërtetë Elena Gjika, lindi në Rumani në vitin 1828 dhe vdiq në Firence në vitin 1888. Kjo poliglote e vërtetë ishte pinjolle e familjes shqiptare Gjika, që u largua nga Shqipëria në shekullin XVII dhe u vendos në Vllahi e Rumani, duke nxjerrë figura të mëdha politike të Rumanisë, Moldavisë, etj. Shpejt ajo u bë një nga intelektualet europiane më në zë të epokës së vet. Spikati veçanërisht në botimet letrare, si dhe me studimet e saj historike e folklorike, e mbi të gjitha si luftëtare e palodhur për çështjet kombëtare e sociale të popujve, siç ishte dhe çështja shqiptare nën Perandorinë Osmane. Kontributi i saj politik e letrar ishte i jashtëzakonshëm.
Viti: | 2018 |
---|---|
Faqe: | 64 |
Përkthyes: | |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Princi i vogël
700 L