Molla: Albedo (vol 2)
Zejnullah Rrahmani
1000 L 700 L
Në veprën “Molla” një sërë motivesh funksio- nalizohen si fill i kuq lidhës i veprës. Më domethënësi ndër to është motivi i librit. Libri nuk është thjesht vepra konkrete, e titulluar “Molla”. Por libri është magnum opus-i i gjithë jetës në dashuri; është një diskurs i tërë vetëreflektues për qenien në dashuri e në jetë; Libri është dëshmi e patjetërsueshme, artefakt që e mposht kohën dhe harresën; është mediumi filozofik e estetik i shkrimtarit; Libri është arti i tij në kërkim të pasosur për gjuhën dhe figurën e dashurisë. Ai libër zë fill që me dashurinë dhe ti-ja pritëse e këtij rrëfimi të pashoq, di si ta lexojë atë.
Elsa Skënderi
Në historitë e këtij autori e gjithë bota jonë, e gjithë bota njerëzore, mitologjia dhe historia, psikologjia dhe filozofia shkrihen në letërsi, në art. Ku vë dorë ai, mbrenda Një pike – shkrimi është Përjetësia dhe Përjetësia është një qast Arti…
Gjithë ç’ka, tempuj tokësor e qiellor, historia si e tashme, e tashmja si të ishte histori, njerëzorja dhe hyjnorja shtrihen natyrshëm në botë e artit dhe mrizojnë në kopshtin e këtij shkrimtarit të madh.
Ali Aliu
| Viti: | 2038 |
|---|---|
| Faqe: | 272 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Letër Dylqinjës
1000 L700 L -
Mërkuna e zezë
800 L560 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L630 L -
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
1000 L700 L -
Pallati i Ëndrrave
900 L630 L









