Ne nuk na bie të zgjedhim se kur do të vdesim ose si të vdesim. Por ne mund të vendosim se kur do të jetojmë. Koha është tani. Kap të sotmen dhe mos beso tek e nesërmja. Përjetësia nuk nis pas vdekjes. Ajo shtrihet në të gjithë kohën e jetës sonë. Ne jemi tani brenda saj. Ne mund ta kemi atë, në qoftë se heqim dorë nga aftësia jonë e përfytyruar për të kontrolluar jetën. Hëna shndrit mbi dëborë; një planet lëviz përreth një ylli; një vrimë e zezë gëlltit një yjësi. Ne s’mund të ndikojmë mbi këto dukuri të mëdha dhe pajtohemi me to. Jeta jonë e përditshme është pjesë e gjithësisë, sikurse çdo pikë e vogël e ujit të oqeanit pasqyron diellin e stërmadh. Ne nuk mund ta ndryshojmë orbitën e diellit, ne nuk mund të vendosim as për gjithçka në jetën tonë. Prandaj duhet të pranojmë dhimbjen, të çmojmë gëzimin dhe të vlerësojmë jetën tani.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Progresi njerëzor
2000 L1700 L -
Libri i çajit
500 L425 L -
Mbi durimin e të urtit
700 L595 L -
Habia filozofike
1000 L850 L -
Mbi kohën e lirë
700 L595 L