Mos bjer në dashuri me mua

1200 L

Categories: SKU: 9789928002747

NATASHA: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të. Aq më tepër kur familja ime pas dymbëdhjetë orësh do të kthehet në Xhamajkë. Rënia në dashuri me të nuk mund të jetë historia ime.

DANIELI: Unë kam qenë gjithnjë djali i mirë, studenti i mirë, që i ka përmbushur gjithnjë pritshmëritë e larta të prindërve. S’kam qenë kurrë poet. As ëndërrimtar. Por, kur e pashë atë, u harrova krejt. Diçka te Natasha më bëri të mendoja se fati kishte gatitur diçka përtej të zakonshmes për ne të dy.

UNIVERSI: Çdo moment në jetët tona na ka sjellë në këtë moment të vetëm.

Një milion të ardhme shtrihen përpara nesh. Cila do të jetë e ardhmja e vërtetë?

 

“Një libër që flet për shumë faktorë që ndikojnë në rënien në dashuri, ashtu siç na tregon edhe për aktin vetë. Dashamirësit e romanit të parë të Nicola Yoon-it “Ne jemi gjithçka” do të gjejnë shumë gjëra që do t’u pëlqejnë dhe do ta shohin se është padyshim një vazhdim edhe më i fuqishëm.”

— Entertainment Weekly

“I tejkalon kufijtë e një libri për të rinj si një histori njerëzore për rënien në dashuri dhe përpjekjet për të kërkuar të ardhmen.”

— POPSUGAR.com

“Një roman i gjallë, shpresëdhënës që eksploron identitetin, familjen, dashurinë për shkencën e dashurisë dhe shkencën në përgjithësi, lëndën e errët dhe lidhjen mes tyre. Ai shkëlqen.”

— SHELF AWARENESS

“Prekës, që të mban pezull.”

— Publishers Weekly

“Lirik dhe gjithëpërfshirës, plot me shpresë, zemërcopëtues, tregon për fatin. . . dhe rrahjen universale të zemrës njerëzore.”

— Booklist

“I freskët dhe imponues.”

— The Horn Book

“Me një apel si ndaj cinikëve ashtu edhe romantikëve, ky eksplorim i thellë i jetës dhe i dashurisë ushqen realitetet e vrazhda me bukurinë e shpresës në një mënyrë që është thellësisht

prekëse dhe e këndshme.”

— Kirkus

“Një histori dashurie që është inteligjente pa qenë cinike, prekëse, pa teprime dhe veleritje në të gjitha gjërat.”

— The Bulletin

Viti i botimit:

2018

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

352

Përkthyes:

Irena Dono

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mos bjer në dashuri me mua”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm