Mutacionet
nga Francis Kirps
800 L
Miza e shtëpisë Leon Sumsa zgjohet një mëngjes e shndërruar në një “vertebror të përbindshëm”, domethënë në një qenie njerëzore, çka të sjell ndër mend Metamorfozën e Kafkës. Luani i satirës së Kurt Tucholskyt (Luani është lëshuar) kthehet te Kirpsi në një ari polar që shëtit nëpër Berlin.
Modeli i statujës së Venerës së ishullit të Prosper Merimesë punon si skllave në një “ndërmarrje” të lashtë romake, e ngritur mbi paralele mbresëlënëse me botën e punës në ditët tona. Anekdota nga lufta e fundit prusiane, e Heinrich von Kleistit, zhvendoset në të ardhmen, teksa katër njerëzit e fundit janë në luftë me njëri-tjetrin.
Ndërsa Thirrja e ariut të madh e Ingeborg Bachmannit ndërthuret me mitin e Ktulhuit të Lovecraftit, për të krijuar një frymë poetike si ajo e Gottfried Bennit.
| Viti: | 2021 |
|---|---|
| Faqe: | 164 |
| Botues: | |
| Përkthyes: | Edvin Cami |
Libra të ngjashëm
-
Burimi i jetës
1300 L -
Revolta e Atlasit 1
1000 L -
Muza e haresë
1200 L -
Posta
800 L -
Dita e fundit të Eskilit
1000 L









