Visar Zhiti prek plagën, ndër më të hidhurat të bashkëkohësisë shqip-tare: krizën morale, krizën e vlerave, duke mos e humbur besimin në të nesërmen.
Arratisjet shqiptare nëpër botë… jehojnë fuqishëm, si klithje ulëritëse e heshtur… si një fluid ankthi dhe rrëqethje gjatë udhëtimit… Kjo frymë e bën romanin më të ri të Zhitit të përjetohet si shumëzëshmëri, si shmangie e herëhershme nga boshti fabular, në favor të heterogjenitetit të diskursit tekstor.
Akad. Ali Aliu
Romani “Në kohën e britmës” i Visar Zhitit shpërfaq një nga traumat më të thella të shoqërive post-totalitare: viktimat nuk njihen si subjekte njerëzore, por instrumentalizohen si kapital moral e politik vuajtja shfrytëzohet për të ndërtuar identitete të reja, pa përballje reale me të kaluarën… duke fshirë dëshmitë inkomode; kështu lindin “fantazmat” rikthimi i kujtesës së shtypur dhe sinjalet e një dështimi etik, ku e shkuara vazhdon të ndjekë të tashmen.
Vepra e Zhitit bëhet zë i fuqishëm alarmi kundër harresës dhe keqkup-timit. Stili është i dendur dhe polifonik, me ndërrime të befta regjistrash, me rrjedhë ndërgjegjeje, dialog, grotesk, vetëironi, lirizëm të errët ku fragmentariteti i mendimit shndërrohet në formë. Kufiri mes zërit narrativ dhe mendimit të personazhit mbetet i lëkundur, duke krijuar një ritëm të ngarkuar emocionalisht, ku vetjakja dhe universalja janë të pandashme.
Dr. Luan Topçiu
“Në kohën e britmës” është jehona e një epoke që po ndryshonte. Nga mbyllja, si në një burg, po kalohej drejt hapjes me botën e lirë. Tronditjet janë të mëdha, ashtu si ikjet; konfliktet po aq, sa edhe zhgënjimet.
Shkrimtari Visar Zhiti na zbulon diçka më të rëndë se ajo që dukej që po ndodhte: lirinë pa njerëz të lirë, madje duke i ndier ata si pengesë. Gjithçka ka zërin e vet atë të njeriut. Ai mund të marrë përmasa të gjera si të detit, apo edhe të kozmosit. Romani na tregon se si mbyteshin të vërtetat, duke u shndërruar në një shpërthim edhe më të madh.
Andreas Dushi.
Libra të ngjashëm
-
Sale
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 LÇmimi origjinal qe: 1200 L.840 LÇmimi i tanishëm është: 840 L. -
Sale
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut (Aktori)
700 LÇmimi origjinal qe: 700 L.490 LÇmimi i tanishëm është: 490 L. -
Sale
Përballë pasqyrës së një gruaje
900 LÇmimi origjinal qe: 900 L.630 LÇmimi i tanishëm është: 630 L.








