Ky roman konsiderohet kryevepra e viteve të fundit të krijimtarisë së shkrimtarit John Steinbeck. Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin “Në lindje të Edenit” si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.
Ngjarjet zhvillohen në Luginën e Salinasit, në Kaliforni dhe romani ndjek dhe zbulon jetën dhe fatet e dy familjeve: Tresk dhe Hemillton, brezat e të cilave duket sikur risjellin në skenë rënien e Adamit dhe të Evës dhe rivalitetin e hidhur të Kainit dhe Abelit.
Personazhe që i mbijetojnë çdo kohe me tematikat e tyre: identitete të mistershme, dashuri të pashpjegueshme dhe pasoja vdekatare prej mungesës së dashurisë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 524 |
Përkthyes: | Anxhela Çikopano |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Haxhi Murati
700 L -
Njëqind vjet vetmi
1500 L -
Don Kishoti I
1200 L -
Jeruzalemi i çliruar
2000 L -
Tre muskëterët
2000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.