Në verën përvëluese të Londrës së vitit 1886, William Gladstone garonte kundër Benjamin Disraelit për vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ishte epoka Viktoriane dhe fituesi do të sundonte gjysmën e botës. Në javën e fundit para zgjedhjeve, të dy këta burra rastisën të ftonin për darkë të njëjtën grua të re. Siç pritej, shtypi e pyeti këtë grua se çfarë përshtypje i kishin lënë të dy kundërshtarët. Ja si u përgjigj, “Pasi darkova me Z. Gladstone, mendova se ai ishte personi më i zgjuar në Angli. Por, pasi darkova me z. Disraeli, mendova se isha unë personi më i zgjuar në Angli.”
E gjeni se kush i fitoi zgjedhjet? Ishte ai që i bënte të tjerët të ndiheshin të zgjuar, mbresëlënës dhe mahnitës: Benjamin Disraeli.
Po sikur karizma të mund të mësohej?
Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.
Duke marrë nga teknikat të cilat fillimisht i krijoi për Harvard-in dhe MIT, Cabane e ndan karizmën në përbërësit e saj. Që të bëheni më karizmatik, nuk do të thotë të ndryshoni personalitetin tuaj. Por, ka të bëjë me përshtatjen e një serie praktikash të caktuara, të cilat shkojnë me personalitetin që keni.
Miti i karizmës ju tregon si të jeni më ndikues, më bindës dhe më frymëzues.
“Cabane u ofron këshilla të zbatueshme dhe një guidë praktike liderëve që duan të përmirësohen, pa kompromentuar integritetin apo autoritetin.”
Laura Tang, CEO, Time Inc.
“Cabane na ka bërë një nder të madh. Ajo ka ndërthurur shkencën e palëkundshme me rrëfimin përfshirës duke sjellë një trajtim udhëzues, të rolit të karizmës në lidership – një temë të cilën (deri tani) e kuptonim shumë pak”.
Robert B. Cialdini, autor i librit Influenca
“Miti i karizmës” është i lehtë për t’u lexuar. Ai bashkon historitë dhe studimet, strategjitë dhe zbatimet, teknikat dhe praktikat”. New York Journal of Books
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 288 |
Përkthyes: | David Hudhri |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Drive
1000 L -
Loja e pafundme
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.