Me delikatesë e humanizëm prekës, Brokkeni tregon historinë e një pianisti të madh, të një miqësie, të një epoke të tërë, të një Amsterdami të pas 1968-s, i parezistueshëm për magjinë trasgresive, stimujt kulturorë dhe ankthin libertin.
Mbrëmjen e 30 janarit 1980, Juri Egorovi, yll i pianos, jep një nga koncertet e para, të paharrueshme, në Europën Perëndimore, duke interpretuar etydet e Shopenit. Për Jan Brokkenin, gazetar dhe shkrimtar, ky koncert është një rrufe në qiell të hapur dhe njëkohësisht zanafilla e një miqësie të thellë: që në akordet e para, ai njeh pianistin e talentuar, që çdo ditë ushtrohet në shtëpinë fqinje, përbri tij.
Pas një fillimi të furishëm të karrierës artistike në Bashkimin Sovjetik, Juri Egorovi, ashtu si Rudolf Nurejevi e shumë artistë të tjerë, vendosi të arratisej. Qysh 22 vjeç, ai zhytet në jetën e gjallë boheme të Amsterdamit.
Edhe suksesi nuk vonon: turnetë ndërkombëtarë dhe loja pianistike përkrah dirigjentëve më të vlerësuar. Por, nën talentin e shkëlqyer, bën strehë brishtësia e malli i dëshpëruar për Nënën Rusi.
Juri kapet fort pas rrethit të ngushtë të miqve që mblidhen në shtëpinë e tij në Amsterdam, muzikantë dhe artistë, një “familje” e ngrohtë, që do ta dëgjojë të luajë deri në notat e fundit, tragjike, pak përpara vdekjes së parakohshme prej Sidës, vetëm 33 vjeç.
Mik i ngushtë e dëshmitar i aventurës artistike dhe ekzistenciale, Brokkeni tregon historinë e artistit që nuk njeh rregulla, mërgimtarit nga Bashkimi Sovjetik, që gjen famën në Perëndimin e lirë, por kurrë rrënjët; i ndryshëm e në luftë të përhershme me vetminë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 376 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ne të gjallët
1200 L -
Autostrada Linkoln
1400 L -
Zorba
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.