Neveria

1100 L

Categories: SKU: SartreTags:

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që më fushte frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë “të ekzistosh”.

Peshë ,280 g/kg
Faqe:

164

Viti:

2018

Libra të ngjashëm