Në numrin e së dielës së Volkszeitung, një gazetë e Kärntnerit, në rubrikën të ndryshme shkruhej: “Në të gdhirë të së shtunës, një shtëpiake pesëdhjetenjëvjeçare nga A. (komunë e G-së) vrau veten, pas marrjes së një doze të tepërt ilaçesh gjumi”.
Fillon kështu përballja e jashtëzakonshme e Peter Handkes me vdekjen e së ëmës. Në një përpjekje të dhimbshme dhe të guximshme për t’u marrë me tmerrin gati të padurueshëm të vetëvrasjes, ai zë e bashkon ngjarjet e jetës së saj.
Çka del është portreti i dashur i një gruaje të pikëlluar. Një gruaje të padukshme. Që e jeton jetën në vitet e nazizmit në Austri, në Luftën e Dytë Botërore dhe deri te Europa e frikur e pasluftës. Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin.
Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë – Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin – por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar. Buzëqeshja e humbur rilind si një ngërdheshje, ëndrrat e së ardhmes rrëgjohen e kthehen në përralla të së kaluarës.
Në fund të një jete banale dhe të kursyer në ndjenja, në përpjekje për të ruajtur dukjen, kjo grua shpall papajtueshmërinë me botën dhe vendos të vetëvritet. Është vetëm pesëdhjetë e një vjeç.
Përballë kësaj vetëvrasjeje – lajmin e mëson nga gazetat – shkrimtari austriak asokohe i ri në moshë, ndien nevojën të kompensojë me fjalë atë jetë të pajetuar. E bën këtë duke iu drejtuar rrëfimit, si gjithmonë. Por kësaj here nuk ia del t’i shohë gjërat nga larg, sepse rrëfimi për nënën flet për një jetë të prerë në mes nga një epilog tragjik, i vullnetshëm.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 96 |
Përkthyes: | Elda Ymeri Föller |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Collected Stories
1600 L -
Artist i botës fluturake
1000 L -
Jeto për ta treguar
1500 L -
Vjeshta e Patriarkut
2000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.