Ky roman është i pazakontë në krijimtarinë e Andrea Camillerit. Nga leximi i parë të duket si një gjuhë e thatë, e mprehtë, që nuk jep ekspresivitetin e dialektit, as në ndonjë nga format e ndryshme, të zhdërvjellëta e tonike, që gjenden shpesh në prozën e mjeshtërit të Porto Empedokles dhe, nën formën e ironisë, butësisë dhe mirëkuptimit për dobësitë e njeriut, që përfshihen për të zbutur edhe situatat më të rënda dhe mizore. Këtu nuk ka asnjë mundësi ikjeje ose fshehjeje. Secili karakter është dorëzuar në dënimin e tij dhe domethënien e veprimeve të tij. Ajo çka shfaqet më tepër te ju në këto faqe është zëri i njeriut të teatrit, Camillerit. Ndihet menjëherë në përshkrimin rigoroz të intrigës, në rrafshin e marrëdhënieve mes karaktereve të personazheve, në batutat e matura, të përkryera për efektivitetin dhe besueshmërinë, në ritmin e dramës tipike bashkëkohore: patologjik, i pamëshirshëm dhe absurd.
Viti: | 2010 |
---|---|
Faqe: | 120 |
Botues: | |
Përkthyes: | Ledia Dushi |
Libra të ngjashëm
-
Çifti i përsosur
1300 L -
Shtëpia e shtrembër
800 L -
Vrasësi i verbër
1400 L -
Dhe nuk mbeti më askush
800 L