“Romani “Ora e Zooparkut” i Zija Çelës vjen në kohën e pjekurisë më të madhe letrare dhe artistike të autorit. Ai bëhet njëkohësisht dëshmi e niveleve të reja të letërsisë shqipe, e cila tashmë ka arritur ta tejkalojë fazën e tranzicionit me shkrimtarët e saj më të mirë dhe me vepra që prodhojnë stabilitet letrar e kulturor.
“Ora e Zooparkut” është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit.
Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.
“Ora e Zooparkut” është roman bashkëkohor në kuptimin më të mirë të fjalës. Është arritje e shkëlqyer e prozës shqipe.”
Viti: | 2017 |
---|---|
Faqe: | 280 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Puthësi i paligjshëm
500 L -
Letër Dylqinjës
1000 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L -
Fabula Rasa
1000 L -
Diktatori në kryq
1000 L