Pa Meritin

1300 L

Categories: , SKU: 9789928837363Tags: ,

Merit Vosi mbledh trofe që nuk i ka fituar dhe sekrete që familja e saj e detyron t’i ruajë. Ndërsa vërtitet në dyqanin e antikave të qytetit për trofeun e radhës, takon Seganin. Mënyura e tij e të menduarit dhe idealizmi i palëkundur, e çarmatosin dhe ndezin tek ajo një jetë të re… derisa zbulon se ai është i lidhur. Paskëtaj, Meriti tërhiqet më thellë në vetvete, duke e vëzhguar familjen e vet nga jashtë, kur mëson një sekret që asnjë trofe në botë nuk mund ta shlyejë.

E lodhur nga gënjeshtrat, përpara se t’i lërë ato pas përgjithmonë, ajo vendos që të shkatërrojë iluzionin e familjes së lumtur, ku nuk ka qenë kurrë pjesë. Kur plani i saj dështon, Meriti detyrohet të përballet me pasojat tronditëse të së vërtetës dhe të humbjes së djalit të vetëm që do.

Prekës dhe i fuqishëm, “Pa Meritin” eksploron shtresat e gënjeshtrave që lidhin një familje me fuqinë e dashurisë dhe të së vërtetës.

Nga Colleen Hoover, autorja e librave më të shitur të “New York Times”, “Pengu im”, “Mbaron me ne” dhe “Fillon me ne”, vjen një roman prekës dhe rrëqethës për familjen, për dashurinë dhe për fuqinë e së vërtetës.

Peshë 0,46 g/kg
Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

296

Përkthyes:

Pranvera Palushi

Botues:

Libra të ngjashëm