Në një rrugicë të ngushtë të Tokios, gjendet një kafene ku shërbehet një kafe që përgatitet për merak prej më tepër se njëqind vitesh. Por, kjo kafene u ofron klientëve një përvojë të papërsëritshme: mundësinë për t’u kthyer pas në kohë.
Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t’u takuar me bijën që nuk pati kurrë rast ta njohë.
Mirëpo, udhëtimi drejt të shkuarës nuk është krejt pa rreziqe: klientët duhet të ulen në një karrige të veçantë, ata nuk largohen dot nga kafeneja dhe për më tepër, duhet të kthehen në të tashmen, para se kafeja të ftohet…
Kjo histori e bukur prekëse nga Toshikazu Kawaguchi shtjellon pyetjen e vjetër sa bota: çfarë do të ndryshoje, sikur të ktheheshe pas në kohë?
Botues: | |
---|---|
Nr. i faqeve: | 203 |
Libra të ngjashëm
-
Joshi femrat me sinqeritet
1300 L -
Siddharta
700 L -
Mbaron me ne
1200 L -
Kockat e zemrës
1200 L -
Dashuri e shëmtuar
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.