Fenomeni letrar i dekadës.
Guardian
Konelli dhe Mariana u rritën në të njëjtin qytet të vogël, por ngjashmëritë mbarojnë aty. Në shkollë, Konelli njihet dhe është fort i pëlqyer, ndërsa Mariana është vetmitare. Megjithatë, kur të dy ia nisin një bisede – të sikletshme, por elektrizuese – fillon diçka që të ndryshon jetën.
Një vit më vonë, të dy po studiojnë në Trinity College në Dublin. Mariana ka gjetur veten në një botë të re shoqërore, ndërkohë që Konelli rri mënjanë, i turpshëm dhe i pasigurt. Përgjatë viteve të tyre në universitet, Mariana dhe Konelli sillen rreth njëri-tjetrit, duke u arrakatur drejt njerëzve dhe mundësive të tjera, por gjithmonë, si me magnet, tërhiqen së bashku në mënyrë të papërmbajtshme. Dhe teksa ajo rrëshqet në vetëshkatërrim dhe ai fillon të kërkojë kuptim gjëkundi, secili duhet të përballet me faktin se sa larg mund të shkojë për të shpëtuar tjetrin.
“Njerëz normalë” është historia e një joshjeje, miqësie dhe dashurie të dyanshme. Na çon nga ajo bisedë e parë në vitet e kaluara, në shoqërinë e dy njerëzve që përpiqen të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, por zbulojë se nuk munden.
| Viti: | 2025 |
|---|---|
| Faqe: | 270 |
| ISBN: | 9789928861344 |
| Përkthyes: | Andreas Dushi |
Libra të ngjashëm
-
Sale
Kutia e Agatha Christie-t
1000 LÇmimi origjinal qe: 1000 L.700 LÇmimi i tanishëm është: 700 L.









