Angli, maj 1536.
Tomas Kromuelli, Lord i Vulës Private, është dëshmitar ndërsa i presin kokën Ana Bolenës, mbretëreshës tradhtare. Pas ekzekutimit, shtrohet në banket me mbretin, duke reflektuar për karrierën e tij në ngjitje.
Kohët janë të vështira: kontetë e Veriut ngrihen në revoltë, duke kundërshtuar prishjen e manastireve dhe taksat e reja, të vendosura nga Kurora.
Rendi rivendoset për hir të vendosmërisë, mprehtësisë dhe këmbënguljes së Kromuellit, dhe Henri VIII e shpërblen duke e bërë kalorës të Urdhrit të Zhartjerës. Mbreti është i lumtur, megjithëse fillon të ndiejë peshën e viteve.
Gruaja e tij e re është e kundërta e së mëparshmes. Për më tepër, ajo arrin t’i japë trashëgimtarin e lakmuar. Edhe familja Kromuell ka kënaqësitë e veta: Gregori, djali i madh, martohet me motrën e mbretëreshës dhe Lordi i Vulës zbulon se ka një vajzë.
Por gëzimet nuk zgjasin. Xhejn Sejmuri, mbretëresha e re, vdes pak pas lindjes së trashëgimtarit dhe mbreti, edhe pse zemërthyer, ka nevojë për një nuse tjetër.
Kromuelli i futet punës: por armiqtë tashmë e ruajnë dhe ylli i tij nis të bjerë…
“Njerëzit nuk duan të jetojnë me detyrime”, mendon Kromuelli. “Preferojnë të shesin miqtë… sepse favoret që nuk mund të shpaguhen, të hanë shpirtin.”
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 924 |
Përkthyes: | Korab Hoxha |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Zorba
1200 L -
Balada e Akilit
1300 L -
Ne të gjallët
1200 L -
Brixhertonët 1: Unë dhe Duka
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.