Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon… “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk janë vetëm për fëmijët. Përkundrazi, ky koleksion do të zgjojë interesin e gjithkujt, qoftë prind, mësues, student, nxënës apo thjesht një njeri të cilit i pëlqejnë rrëfenjat origjinale dhe urtësia popullore. Mbretër dhe fshatarë, karaktere të spikatura, muzikantë e barinj, përvijojnë një botë imagjinare, që do të tërheqë lexues të çdo moshe. Libri shoqërohet me ilustrime bardhezi, ndërsa përrallat përcillen përmes gjuhës mjeshtërore rrëfimtare, që rrjedh e pastër, si burimet nëpër përralla…
| Kopertina: | E fortë |
|---|---|
| Përmasat: | 170 x 240 mm |
| Nr. i faqeve: | 480 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Rrëfenjat e Bardit Bidëll
800 L720 L -
Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden
1000 L900 L -
Mrekullia
1000 L900 L -
E bardha dhe e zeza
900 L810 L -
Harry Potter dhe urdhri i Feniksit (#5)
1400 L1260 L









