“Persepolis” paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve trullosëse midis jetës publike dhe private në Iran. Sytë fëmijëror të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti dhe të luftëtarëve martirë. Autorja-personazh arratiset dhe rikthehet përsëri në një tentavitë të pashterur për të pohuar individualitetin e saj kundrejt absurditetit konformues. Imtësisht personal, thellësisht politik dhe tërësisht origjinal, “Persepolis” është njëkohësisht historia e një rebelimi dhe një kujtesë e kostos së luftës dhe represionit politik. Na tregon se si mund të mbijetojmë, duke qeshur e duke qarë, përballë absurditetit. Kjo autobiografi mbresëlënëse ilustron falimentimin moral të dogmës politike dhe të ekstremizmit fetar duke treguar, jo vetëm se si këto vënë nën zgjedhë dhe vrasin, por edhe se si përqeshen nga rebelimet individuale të shpirtit dhe intelektit. Gjithashtu, na prezanton edhe një vajzë të vogël pas të cilës dashurohen të gjithë. Përzierja e historikes me personalen nuk është asnjëherë një detyrë e thjeshtë, përzierja e individuales me universalen është edhe më e vështirë. Por Marjanë Satrapi ia ka dalë mbanë në mënyrë të shkëlqyer. Ky roman grafik është një kujtesë e shpirtin njerëzor që lufton kundër nëpërkëmbjes dhe vdekjes, është një dëshmitar i diçkaje të vërtetë dhe jetëgjatë që ndikon më shumë sesa qindra trasmetime lajmesh.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 352 |
Përkthyes: | Edmond Tupja dhe Mirela Kumbaro |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gruaja e ngrënshme
1200 L -
Natë e ditë
1200 L -
Moderato Cantabile
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.