Më në fund, Met Kruzi është në timon…
Edhe pse është thjesht një punë vere dhe ai drejton një aerovinç modest, Meti është i emocionuar që është pjesë e vogël e diçkaje kaq të madhe.
Me çdo ngarkesë, ai ndihmon në ndërtimin e Kullës Qiellore, portës së jashtëzakonshme të Parisit për në hapësirë. Por vera idilike e Metit nuk e ka të gjatë…
Ai i shpëton për një fije një sulmi vdekjeprurës nga babelitët fanatikë, të cilët duan të ndalojnë me çdo kusht që njerëzit të arrijnë hapësirën.
Më keq akoma, netëve të kaluara duke vështruar yjet me Kejt De Vrisin u vjen fundi kur ajo kthehet në qytetin e Lajënsgejtit me kërkesë të prindërve. Është koha që ajo të mendojë për t’u martuar.
Por pastaj një shans që të vjen një herë në jetë ndez shpresat e Metit për të fluturuar sërish nëpër qiej.
Kanadaja dëshiron të jetë e para që të shkojë në hapësirë, dhe Ministri kanadez i Ajrit i ka kërkuar Kejtit të bëhet pjesë e ekspeditës së parë si eksperte e zoologjisë ajrore. Ka edhe një vend për Metin – nëse ai do të arrijë të kalojë testet rraskapitëse për t’u bërë një nga astralnautët e parë të botës në bordin e Yllngjitësit, anijes ajrore të jashtëzakonshme.
Është një garë mes më të mirëve, dhe Meti është i vendosur për të qenë pjesë e aventurës. Por a do t’ia dalë mbanë? Dhe nëse zgjidhet për të qenë pjesë e ekuipazhit, a do të arrijnë ata të kthehen sërish në Tokë?
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 376 |
Përkthyes: | Afërdita Shuteriqi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Rrëfenjat e Bardit Bidëll
800 L680 L -
Harry Potter dhe fëmija i mallkuar
1000 L850 L -
Ditari i Ana Frankut
1000 L850 L -
Kafshët fantastike: Krimet e Grindelvaldit
1000 L850 L -
Princi i vogël
700 L595 L