Plotës që më lënë
Esmeralda Shpata
1000 L 700 L
I kemi quajtur “tregime”, por në të vërtetë këto krijime – të një lloji të shkurtër që jo rrallë arrijnë shkurtësinë maksimale – i përkasin një zhanri të vështirë për t’u përkufizuar.
Skica? Proza poetike? Parabola? Tregime të shkurtra? Ato, në thelb, dallohen për një koncentrim të madh të fjalës dhe të mendimit, një ekonomi të habitshme fjalësh. Autorja zotëron mjeshtërinë e koncizitetit. Krijimet e saj janë tablo të vogla plot forcë shprehëse. Brenda një hapësire të shkurtër – herë-herë tej mase të shkurtër – ndeshim thellësi mendimesh, bulëzim ndjenjash, pasuri simbolesh, herë një ironi në caqet e sarkazmit që përshkon tejpërtej shkrimin.
Realiteti që gjejmë në këto krijime është një realitet kaotik. A është realiteti i viteve të vështira të tranzicionit pasdiktatorial në Shqipëri, të një lirie që jo rrallë degjeneron në anarki, të një bote kundërvlerash ku vlerat humbasin?
Pa dyshim, ky realitet është i pranishëm në shndë- rrimin që i bëri arti. Njëkohësisht, tok me realitetin shqiptar, këtu ndeshim një realitet më të gjerë, realitetin e një armiqësie midis njeriut dhe mjedisit, realitetin e një bote kundërvlerash, një bote absurde, një bote që humbet besimin te njeriu në shkallë planeti, një realitet europian dhe botëror.
Klara Kodra, “ExLibris”
| Viti: | 2040 |
|---|---|
| Faqe: | 286 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Qyteti pa reklama
500 L350 L -
Spiritus
1000 L700 L -
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut (Aktori)
700 L490 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L630 L -
Kështjella
1000 L700 L









