“Posta”, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukoëski-t, Henri Çinaski.
Rrëfimi nis kur Çinaski, alkolik, i zymtë por i zgjuar, fillon punë si zëvendëspostier pasi merr vesh “se po punësonin thuajse kë t’u dilte përpara, kështu që shkova dhe, pa e kuptuar, e gjeta veten me një çantë lëkure krahaqafë, duke u endur poshtë e lart sipas qejfit.”
Ditët e tij mbushen pak nga pak nga grindjet me shefin dhe nga përleshjet me qentë e me epshin e grave të vetmuara. Netëve, ai dehet dhe merret me të dashurën gjithashtu të alkoolizuar.
Puna e postierit mund të ishte puna e ëndrrave, por kjo ëndërr mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten thellësisht të zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike.
Çinaski do ta lërë punën për të provuar fatin e tij tjetërkund, vetëm për të zbuluar që për njerëz si ai, fati është shumë kokëfortë.
Ai punon plot dymbëdhjetë vjet në Postë, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Revolta e Atlasit 1
1000 L -
Revolta e Atlasit 2
1000 L -
Heshturazi dashuri
800 L -
Kamila, si flutur
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.