Një vit ka katër stinë. Kinezët e lashtë i ndanë katër stinët në 24 periudha diellore. Secila prej tyre përfaqëson një fazë të dallueshme të ndryshimit stinor. Fazat diellore jo vetëm mund të na ofrojnë këshilla për prodhimin bujqësor, por edhe të na ndihmojnë që të parashikojmë ndryshimet e motit në jetën tonë të përditshme. Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajës, që viziton gjyshërit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit. Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Viti: | 2019 |
---|---|
Faqe: | 36 |
Botues: | |
Përkthyes: | Ledia Dushi |
Libra të ngjashëm
-
Histori të lumtura
800 L680 L -
Dëgjo përrallën: Hirushja
700 L595 L -
Mortina: Një surprizë gazmore
700 L595 L -
Mortina: Një histori që të shul së qeshuri
500 L425 L