“Ky roman të bën të mendosh se edhe ti e ke një histori të ngjashme, por pse nuk e ke shkruar deri më tani, apo nëse do të mund ta shkruash ndonjëherë… Ndërsa provinca nuk është kurrë diçka e re, veçanërisht qytezat industriale pa asnjë lloj identiteti të periudhës postkomuniste. Vula që ajo lë te gjithsecili prej nesh është gjithmonë diçka origjinale, çka zbërthehet me mprehtësi dhe nga një pikë- vështrim krejt i veçantë në këtë roman, përmes një autoportreti psikanalitik, ku preken me guxim edhe indet më të fshehta të natyrës njerëzore.
Provinca si dramë, kurth, fatalitet apo alibi e mëvonshme, vjen përmes një rrëfimi të ashpër, të vërtetë, pa asnjë lloj konservanti dhe si i tillë, bindës”.
Luljeta Lleshanaku,
Poete, shkrimtare, (“Poeti Evropian i Lirisë 2022”)
“Një marrëdhënie Edipi e përmbysur, ku ka një vërtetësi të frikshme përshkrimi të realitetit. Thyerja e tabuve dhe rrëfimi i seksit të çojnë në erotizëm, por njëkohësisht të ngjallin krupën. Trishtimi, deka- denca, neveria e një zhvillimi të degjeneruar janë sëmundje ngjitëse në këtë provincë. Libër i rëndësishëm, një rikthim në ekzisten- cializëm”.
Enkel Demi (Tom Kuka)
Gazetar, Shkrimtar, (Çmimin Europian i Letërsisë 2021)
“Provinca vjen si një rrëfim i mëvetshëm, me peshën e vragave që bart njeriu, çdonjëri prej nesh, pavarësisht copës së qiellit mbi krye. Sepse tregon pa drojë gjurmët që na bëjnë të dallueshëm – veçmas në bre- nga e bashkë në përpjekjen për të marrë frymë me gjithë kraharorin.
Qoshku i botës ku kemi lindur na ka angështuar secilin. Liridon Mulaj guxon t’i kthehet harresës si kujtesa që na bën çfarë jemi…”
Suela Mino,
Kryeredaktore e Leteratura
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 200 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Qorrfermani
700 L -
Diktatori në kryq
1000 L -
Fabula Rasa
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.