Qëllo, tashmë jam i vdekur
nga Julia Navarro
1800 L Çmimi origjinal qe: 1800 L.1440 LÇmimi i tanishëm është: 1440 L.
20% Off
Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm i politikës së popullimeve. Ajo takon edhe babain e Aronit, Ezekiel Zukerin, i cili ka shumë gjëra për të rrëfyer dhe shumë të tjera për të fshehur…
Duke dashur të rindërtojë një puzzle, ku tashmë është e pamundur të kombinohen copëzat e panumërta, Ezekieli i tregon Marianës historinë e familjes, duke filluar nga fundi i shekullit XIX, kur, gjatë periudhës cariste, familja Zuker u dëbua nga Rusia.
Pasi kishte përjetuar ferrin e pogromeve dhe shumë padrejtësi mizore, Samueli, babai i Ezekielit, u vendos në Tokën e Premtuar duke bërë realitet një ëndërr brezash.
Atje ai mori një copëz nga tokat e Ziadëve, një familje arabe me kryefamiljar Ahmetin, njeri i thjeshtë e shumë punëtor. Kopshti i Shpresës u quajt ky vend i përbashkët, ku Ahmet Ziadi dhe Samuel Zukeri, me gjithë vështirësitë, krijuan një lidhje aq të fortë saqë familjet e tyre, edhe pas disa brezash, janë ende të bashkuara…
| Kopertina: | E butë |
|---|---|
| Nr. i faqeve: | 648 |
| Përkthyes: | Flavia Kaba |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Sale
E fshehta e shëronjëses
1300 LÇmimi origjinal qe: 1300 L.1170 LÇmimi i tanishëm është: 1170 L. -
Sale
Cranford, qyteza e zonjave të fisme
1000 LÇmimi origjinal qe: 1000 L.900 LÇmimi i tanishëm është: 900 L. -
Sale
Luanët e Siçilisë (Saga e Floriove #1)
1400 LÇmimi origjinal qe: 1400 L.1260 LÇmimi i tanishëm është: 1260 L.









