Qiramarrësja

1200 L

Categories: SKU: 9789928007858Tags: ,

Ajo po kërkon burrin e përsosur.

Ai po kërkon viktimën e përsosur.

Sidni Shou, si çdo femër beqare në Nju Jork, ka pasur fat dreqi me të dashurit. I ka provuar të gjitha: Meshkujt që gënjejnë në profilin e aplikacioneve të njohjeve, meshkuj që i ngecin të paguajë faturën e darkës dhe më keq nga gjithçka, meshkuj që nuk u mbyllet goja duke folur për nënën e tyre Por, më në fund, bëri bingo.

I dashuri i ri është absolutisht i përsosur. Joshës, i hijshëm dhe punon si mjek në një nga spitalet e qytetit. Sidni po fluturon.

Pastaj, vjen vrasja mizore e një gruaje të re, e fundit e një vargu vdekjesh që ka hutuar policinë. I dyshuari kryesor? Një burrë misterioz që krijon lidhje me viktimat e tij para se t’i vrasë.

Sidni nuk ka pse të trembet. Në fund të fundit, ajo po del me mashkullin e ëndrrave të saj. Por nuk i ndahet dyshimi se mashkulli i përsosur mund të mos jetë aq i përsosur sa duket. Sepse, dikush po e përgjon vazhdimisht dhe po të mos zbulojë të vërtetën, ajo do të jetë viktima e radhës e vrasësit…

Me këtë roman ku rrëfehet një histori e errët për fiksimin dhe ajo që ne bëjmë për hir të dashurisë, shkrimtarja bestseller e Nju-Jork Tajmsit, Freida mcFadden, provon se shpeshherë krimet e pasionit janë më mizoret…

Peshë 059 g/kg
Viti i botimit:

2025

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

516

Përkthyes:

9789928007858

Botues:

Libra të ngjashëm