Qortimet e Zotit Shyti
Ardian Vehbiu
1100 L 990 L
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë. Me botimin e dy vëllimeve të mëparshme dhe përkthimin e një antologjie në greqishte, autori kish menduar ta mbyllte serinë dhe ta arkivonte krijesën e vet të pashtruar, por nuk i paskësh bërë hesapet mirë me personazhin – meqë zoti Shyti kish ende shumë për të thënë. I konceptuar si një monolog herë ngacmues, herë intrigues e herë zbavitës, në qendër të një kafeje imagjinare por aq familjare për shqiptarin e këtyre viteve, personazhi përmbledh në vete një traditë që nis ndoshta me Sokratin e dialogëve, duke i dhënë kafesë së thjeshtë të mëhallës tiranase atributet e skenës së një teatri antik, ku nuk mungon as kori, as personazhet satelite e ndonjëherë as publiku i imagjinuar.
| Viti: | 2022 |
|---|---|
| Faqe: | 266 |
| Përkthyes: | |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Qyteti pa reklama
500 L350 L -
Breznitë e Hankonatëve
500 L350 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L350 L -
Kronikë në gur
1000 L700 L -
Kafsha apo fantazma
500 L350 L









