Rreziqet e tymosjes në shtrat
nga Mariana Enriquez
1000 L 700 L
“Bota e bukur dhe e tmerrshme e Mariana Enriquez-it, siç shfaqet në librin Rreziqet e tymosjes në shtrat, me adoleshentët e trazuar, fantazmat, demonët e kalbur, të pastrehët e trishtuar e të tërbuar të Argjentinës moderne, është zbulimi më entuziazmues që kam bërë prej kohësh në letërsi”.
—Kazuo Ishiguro, The Guardian
Mariana Enriquez është lavdëruar dhe analizuar për tregimet e saj jokonvencionale e socio-politike që lidhen me makabren. Mbushur me adoleshentë të pabindur, shtriga të shtrembëta, fantazma të pastreha dhe gra të uritura, ato kapërcejnë kufirin aspak të lehtë ndërmjet realizmit urban dhe horrorit. Tregimet në këtë përmbledhje janë po aq tmerruese sa ç’janë edhe sociale, duke i mëshuar të pashprehurës – fetishet, sëmundjet, trupi i gruas, ana e errët e historisë njerëzore – me një urgjencë mbërthyese. Një grua është e fiksuar seksualisht me zemrën e njeriut; një bebe e humbur dhe që po kalbet, zvarritet prej oborrit për te dhoma e gjumit; dy vajza adoleshente nuk e lëshojnë dot idhullin e tyre; një lagje e tërë mallkohet me vdekje kur nuk arrin t’i përgjigjet siç duhet një dileme morale.
Shkruar në Argjentinën bashkëkohore, me një dashamirësi të madhe për ata që jetojnë në dhimbje, në frikë dhe në harresë, Rreziqet e tymosjes në shtrat është libri më i sofistikuar i Mariana Enriquez-it, dhe më rrëqethësi.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 208 |
Përkthyes: | Erion Karabolli |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Misteri i kriptit të magjepsur
1000 L700 L -
Qyteti i avullit
800 L720 L -
Labirinti i Shpirtrave
1800 L1620 L -
I burgosuri i Qiellit
1000 L900 L -
Vrasësi i verbër
1400 L1260 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.