Evelyn Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani?
Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lënë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t’i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta përdorë këtë mundësi për t’i dhënë një shtysë përpara karrierës.
Në apartamentin luksoz të Evelinës, Monika dëgjon e mahnitur historitë që i tregon aktorja. Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke i treguar edhe për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori ambicieje të pamëshirshme, miqësish të papritura dhe dashurish të ndaluara.
Monika fillon të ndihet mjaft e lidhur me yllin legjendar por, ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, bëhet e qartë se, jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në mënyrë tragjike dhe të pakthyeshme.
Viti i botimit: | 2022 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 468 |
Përkthyes: | Agim Doksani |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mbaron me ne
1,200 L -
Nesër, nesër dhe nesër
1,400 L -
Një verë italiane
1,200 L -
Sekreti i Krishtlindjes
1,200 L -
Kujtimet e tij
1,200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.