Viola Brunello është ngopur me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre. Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Viola nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme.
I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në “listën” e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të “listës së përmbushjeve”: kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t’i bënte…
Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe nuk do të ishte intriguar prej saj. Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.
Viti i botimit: | 2021 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 360 |
Botues: | |
Përkthyes: | Agim Doksani |
Libra të ngjashëm
-
Kujtimet e tij
1200 L -
Nesër, nesër dhe nesër
1400 L -
Një ditë dhjetori
1300 L -
Mbaron me ne
1200 L -
Fillon me ne
1300 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.