Dilema

1200 L

Categories: SKU: 9789928338778

Datëlindja e një gruaje merr një kthesë të papritur në romanin e ri të mbretëreshës së trillerit

Livia mbush dyzet vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Adami, do t’i organizojë një festë marramendëse për t’u shfajësuar për dasmën që nuk e bënë kurrë. Pritet të vijnë gjithë të dashurit e saj, përveç së bijës, Marnit, e cila është me studime jashtë shtetit. Askush nuk e di që në fshehtësi, Livia është e lumtur për mungesën e Marnit.

Ndërkohë, Adami ka menduar një surprizë për Livian: ai është marrë vesh tinëz me Marnin që ajo të vijë në festë, por para mbërritjes së saj, merr vesh një lajm të kobshëm.

Kështu, i duhet të përballet me një dilemë: ta ndajë lajmin me të shoqen? Nëse fsheh të vërtetën, është njësoj sikur të gënjejë? Sa larg do të shkojnë Adami dhe Livia për të mbrojtur të dashurit e zemrës dhe për t’i dhënë njëri-tjetrit edhe disa orë të fundit lumturie?

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

344

Përkthyes:

Sonila Pasmaçiu

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dilema”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm