Duke menduar se Zoti e ka thirrur të kujdeset për Gertrudën, vajzën e re të verbër e pa njeri, një pastor që jeton në Alpet e Zvicrës, vendos ta marrë në shtëpi. Ky veprim jo vetëm që do të shkaktojë çoroditje në familje, por do të bëhet shkas për të ndryshuar rrjedhën e jetëve të anëtarëve të saj dhe të vetë së birësuarës, Gertrudës.
Pastori kujdeset për edukimin dhe shoqërizimin e Gertrudës së verbër, gjë që e bën atë personazhin kryesor në botën e saj të kufizuar. Prania e tepruar e pastorit në jetën e saj, do ta bëjë Gertudën të mendojë se ndien dashuri për të, por ajo çka ndodh me shikimin e saj do të na tregojë tjetër gjë.
| Viti: | 2022 |
|---|---|
| Faqe: | 98 |
| Përkthyes: | Primo Shllaku |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vepra e plotë e Eskilit
2000 L -
Mbreti Lir i stepës
500 L









