Kapitulli i fundit i Wallflowers, katër mikesha të pandashme që e kthejnë Londrën viktoriane në ironike, argëtuese dhe pa paragjykime si Nju Jorkun e “Sex and the City”-t.
Pas tre stinëve zhgënjyese në shoqëri, babai i Dejzit është i prerë: e bija duhet të gjejë një burrë, shumë shpejt. Dhe nëse Dejzi nuk do ta gjejë burrin e ëndrrave të saj, atëherë do të jetë e shtrënguar të martohet me atë që i ati ka zgjedhur për të: Metju Suiftin.
Dejzi është e tmerruar, do të martohej me këdo tjetër përveçse me atë individ të vrazhdë dhe men-djemadh. Por nuk i ka bërë llogaritë me sharmin e padyshueshëm që Metjuja do të përdorë për ta bërë për vete.
Djali shëndetlig dhe ambicioz që kishte njohur është shndërruar në një burrë tërheqës, të pjekur, plot vitalitet. Por pikërisht kur është duke iu dorëzuar pasionit, shpërthen një skandal që rrezikon të shkatërrojë gjithçka…
Vlerësime
“Kjo seri është më e mira që një romancë historike mund të ofrojë. Fatmirësisht për ne, Lisa Kleypas-i ka shumë libra të tjerë, por këto katër romane do të kenë gjithnjë një kuptim të veçantë për mua dhe mezi po pres që t’i rilexoj”.
Under the Covers
“Dejzi dhe Metjuja janë një çift i mrekullueshëm. Përmbyllja e denjë e një serie shumë ngacmuese”.
All About Romance
“Një lexim i këndshëm. Ky është një roman që duhet ruajtur si thesar!”
Romantic Times
Viti i botimit: | 2023 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 348 |
Përkthyes: | Adrian Beshaj |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mashtrim dashurie
1400 L -
Kockat e zemrës
1200 L -
Mbaron me ne
1200 L -
Një verë italiane
1200 L -
Dashuri e shëmtuar
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.